Hajdari: Përfaqësimi në CEFTA me simbole të UNMIK-ut i padrejtë, po i vuajmë barrierat e Serbisë

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 12:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka mbajtur debat për Projektligjin për Tregtinë e Brendshme, raporton Ekonomia Online.

Emrush Ujkani, drejtor i Këshillit të Investitorëve Evropianë, tha se ligjet në Kosovë duhet të jenë bazuar në standarde në mënyrë që të jenë të implementueshme në praktikë.

“Duhet të punohet në mënyrë që ligjet të jenë me standardet dhe që të jenë të implemetueshme në praktikë. Ligji duhet të thjeshtohet në disa aspekte”.

“Ka raste kur bizneset diskriminohen, kur përdorin Serbinë si tranzit. Dua të falënderojë ministrinë dhe ekspertët e BE-së për këtë ligj”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ngriti si shqetësim mungesën e investitorëve në vend.

Tutje, ajo tha se edhe në vitin 2021, Kosova padrejtësisht njihet në CEFTA me simbole të UNMIK-ut.

Sipas saj, vendi po vuan nga barrierat e vendosura nga Serbia sa i përket eksportit.

“Me të gjitha kapacitete tona institucionale, kemi themeluar grupet punues për çështjet e industrisë dhe ndërmarrësisë, që të kemi politika sa më të lehta. Andaj strukturat qeveritare nuk kanë pasur sukses për shkak të procedurave të veta dhe nuk e kanë pasur shumë të lehtë. Investitorët e huaj duan besim dhe kur i dëgjoj duke thënë se nuk kanë pasur përvoje aq të mirë për vendin”.

“Duhet ta themi se si shtet kemi shumë barriera sidomos me Serbinë dhe Kosova po vuan në rrugën e eksportit, ku shumë eksportues të huaj e shohin Kosovën si vendin e fundit dhe pikërisht kjo rrugë duhet të kalojë nëpër Serbi. Pse në CEFTA ende po përfaqësohemi me UNMIK, sepse jemi në vitin 2021 dhe kjo për neve është e padrejtë”, tha ajo.

Zef Dedaj nga kjo ministri, tha se MSA-ja nuk po arrin të implementohet tërësisht për fajin e Serbisë.

“E përmendi edhe ministrja, se nënshkrimi i MSA-së, përkundër që u mendua të sjellë progres, ne ende vazhdojmë të kemi shumë barriera në raport me Serbinë dhe e kemi nënshkruar një të tillë dhe ne pa fajin tonë ende jemi dike e ballafaquar më barriera të tilla, dhe e gjithë kjo pa fajin tonë”, tha ai.

Alfons Benjamin nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se është partneri më i madhe i Kosovës në fushën e tregtisë, raporton EO.

“Në fushën e tregtisë, BE-ja është partnere e madhe e Kosovës. Unë konsideroj që BE është adresa kryesore por duhet ta trajtojnë në kontekstin global. Ju keni nevojë për logjistikë dhe ju e përmendet këtë si kriter, mirëpo edhe në raporte tjera keni nevojë”.

“Bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe kemi nevojë për strategji, ku duhet të punojmë në bashkërendimin e punëve dhe përmirësimin e ligjeve në këtë drejtim, ku u tha se qeveria po punon në këtë drejtim”, tha ai.

Të ngjashme