Hajdari thotë se eksporti u rrit gati për 63%, agjenda evropiane u përmbush 75%

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 15:32 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se vlera e eksportit për vitin 2021 është rritur për 62.7% dhe se ShBA-ja dhe Shqipëria janë vendete e para ku eksporton Kosova, raporton Ekonomia Online.

Ajo në konferencën e fund për këtë vit shtoi se edhe investimet janë rritur për 52.9% krahasuar me vitin 2020.

“Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës është se viti 2021 është për 52.9% më shumë investime se viti 2020 apo 79.7% më i lartë se viti 2019. Në bazë të raporti të BQK-së vlera e eksportit janar-gusht 2020 ka qenë 290.1 milionë euro ndërsa vlera e eksportit janar-gusht 471.9 milionë euro, d.m.th. kemi rritje për 62.7% të eksportit në vitin 2021. ShBA-ja dhe Shqipëria janë vendet e para ku Kosova eksporton dhe Shqipëria është vendi i 5 që importon në Kosovë”.

Sipas saj, plani i Ministrisë ka përfshirë gjashtë prioritetet, ku shumica prej tyre janë realizuar gati tërësisht.

75% e masave për agjendën evropiane, janë përmbushur nga kjo ministri thotë ministrja, përderisa shtoi se kanë miratuar edhe një varg projektligjesh e shumë të tjera janë në procedurë sa i përket përafrimit më ligjet e BE-së.

“Plani i Ministrisë ka përfshirë gjashtë prioritetet. Janë përmbushur rekomandimet e MSA-së. Kemi arritur 75% e masave për agjendën evropiane. Kemi miratuar disa ligji që lidhen me zotimet e BE-së, për cilësinë e naftës, për tregti me jashtë, për mbrojtjen e konkurrencës etj. Kemi në procedurë edhe një numër të madh projektligjesh në shqyrtim”.

Hajdari ka sqaruar se falë punë kanë arritur që të ketë 54% më shumë inspektime.

Ajo ka folur edhe për kërkesën që kanë bërë në CEFTA që Kosova mos të përfaqësohet më si UNMIK, por që tha se nuk është miratuar si e tillë.

“Përmirësimi i të bërit biznes janë miratuar lidhe e udhëzime në këtë drejtim. Kemi 54% më shumë inspektimi. Programi i tregut të përbashkët me financim nga BE-ja, ku mund të aplikohet dhe do të mbështet me 4.2 miliardë euro deri në vitin 2027”.

“Zhvillimi i politikave tregtare dhe industriale: Kemi organizuar numër të madh seminaresh dhe kemi marrë pjesë në shumë forume. Kemi miratuar edhe programin për eliminimin e barrierave tregtare. Është dërguar në CEFTA kërkesa për heqjen e përfaqësimit me UNMIK, por që nuk është miratuar në mungesë të konsensusit”.

Turizmi tha ajo mbretet prioritete, duke bërë të ditur se 142 komani me potencial eksporti do të përkrahen me 9.8 milionë euro kredi të butë, raporton EO.

“Te zhvillimi i inovacioni, ndërmarrësisë, do të kemi politikë kombëtare në këtë fushë. 1.1 milion euro janë ndarë për inovacion. Turizmi mbetet prioritet edhe pse nuk ka qenë si i tillë deri më tani”.

“Mbrojtja e konsumatorit mbetet prioritet. 142 komani me potencial eksporti do të përkrahen me 9.8 milionë euro kredi të butë”.

Të ngjashme