Hamza: Çështja e rritjes së pagave duhet të rregullohet me ligj

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 18:18 | Nga Mehmet Krasniqi

Në konferencën e mbajtur me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit të FMN-së në Kosovë, ministri i Financave, Bedri Hamza është përgjigjur rreth refuzimit të tij për rritjen e pagave.

“Duke respektuar në plotësi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, ky vendim nuk ka prodhuar efekt financiar. Ky vendim nuk është zbatuar në dhjetor e as në janar. Tani është pezulluar vendimi deri të qartësohet situata”.

“Pagat e qeverisë janë caktuar me vendim. Qëndrimi im është që kjo çështje të rregullohet me ligj. Ka anomali brenda nivelit të pagave prej atyre që marrin pagë nga shteti”.

“Zgjidhja e duhur është miratimi i ligjit për reformë në administratë publike. Kjo situatë nuk zgjidhet me vendimi të Kushtetueses por me aprovim të ligjit për reformë në administratë publike”, tha Hamza.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka nevojë për sundim të ligjit, reforma në arsim dhe shëndetësi.

Të ngjashme