Hamza: Institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara në thellimin e bashkëpunimit me BERZh-in

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 15:44 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Drejtorin e Konsituences në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bënë pjesë e dhe Kosova, Ove Jensen. Në këtë takim u diskutua për aktivitetet momentale dhe atyre me potencial të BERZH-it në Kosovë, si dhe u diskutua edhe për takimin e Kryeministrave, i cili pritet të mbahet më 26 shkurt në Londër.

Gjate takimit Ministri Hamza e falënderoi Drejtorin e konsituencës në BERZH Ove Jensen, në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës për përfaqësim e vendit tonë në Bordin e Drejtoreve të BERZH-ës, dhe shtoi se “Institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara në thellimin e bashkëpunimit me BERZH-in, dhe konsiderojë se BERZH ka luajtur një rol të rëndësishëm në projektet zhvillimore deri më tani në Kosovë, por gjithashtu mendoj se ekzistojnë hapësira për thellimin e bashkëpunimit edhe më tutje”.

Ai gjithashtu tha se Kosova si një vend në zhvillim ka nevoja të mëdha për investime dhe për këtë BERZH mbetet një institucion mjaft i rëndësishëm në sigurimin e financimit për projektet zhvillimore, si në sektorin publik, por gjithashtu edhe për atë privat.

“Vlen të përmendet se gjatë vitit 2017 është arritur rekordi i investimeve të BERZH-it në Kosovë, me një investim vjetor në 81 milion euro, ndërsa investimet kumulative të BERZH-it kanë arritur në vlerën 313 milion në 55 projekte të ndryshme”, shtoi ministri Hamza.

Ndërsa, sa i për ketë portfolios së BERZH-it në Kosove në investimet private, ministri Hamza theksoi se “shpresojmë që në të ardhmen të rritet sepse aktualisht është në nivel jo të kënaqshëm dhe për këtë jam i bindur se shtjellimi i mundësive dhe aktiviteteve të ndryshme, që kontribuojnë në ngritjen e angazhimit të BERZH-it në sektorin privat, mund të rriten në mënyrë që ky sektor të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërsa, Drejtori i Konsituencës në BERZH ku bënë pjesë e dhe Kosova Ove Jensen duke falënderuar Ministrin Hamza për bashkëpunimin, ai shprehi përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos mbështetjen e projekteve në sektorin privat.

Gjatë takimit u diskutua edhe për Projektin Kosova B, Fondi për Garantimin e Kredive, Projekti Infrastrukturor Autostrada Besi – Merdare dhe u theksua se përveç mbështetjes në financimin e projekteve zhvillimore, BERZH, përmes inicimit të Samitit të Investimeve nëBallkanin Perëndimor është duke e luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e bashkëpunimit rajonal, si dhe promovimin e Ballkanit Perëndimor, si destinacion për investime.

Në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se Samiti për vitin 2018 do të vazhdoj promovimin e regjionit si destinacion për investime dhe gjithashtu, do të promovoj projekte konkrete regjionale në transport dhe energji. Për dallim nga samitet e kaluara, këtë vit një theks i veçantë do ti vihet edhe të ashtu – quajturës “Soft Connectivity Agenda”. Kjo ka të bëje me krijimin e një zone të vetme për investime, e cila nënkupton harmonizimin e legjislacionit, eliminimin e barrierave jo-tarifore, përmirësimi i ndërlidhjeve për tregjet e kapitaleve, përmirësimin e ambientit biznesor në rajon, si dhe lehtësimin e investimeve të huaja direkte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme