Hamza: Ka pasur rritje të eksporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ka pasur rritje të eksporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se po punojnë që të unifikojnë sistemet e bizneseve, që legjislacionet e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë të njëjta, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi jonë është rritja ekonomike dhe biznesit  me sektorin privat. Me të po punojmë bashkë me ministrinë e Financave të Shqipërisë, ti unifikojë sistemet tona që bizneset tona të përballen me legjislacion të njëjtë. Kjo ka reflektuar në shkëmbim tregtar mes Kosovës e Shqipërisë”.

“Dhe nëse marrim eksportet sigurisht nuk është ajo e dëshirueshmja, por kemi pasë rritje për 39 për qind nga Shqipëria në Kosovë dhe 29 për qind nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Hamza, raporton EO.

Këto komente Hamza i bëri me rastin e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit.

Të ngjashme