Hamza: Ndihma e Luksemburgut e mirëseardhur për Kosovën

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 14:11 | Nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksmburg, Ministrit Financave Bedri Hamza është takuar Ministrin e Bashkëpunimit Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut Romain Schneider si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Bankës Evropiane për Investime, ku është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hamza gjatë takimit falënderoi Ministrin Schneider për pritjen dhe e njoftoi atë për progresin që ka bërë Kosova në përgjithesi si dhe për zhvillimin e projekteve në të cilat ka ndihmuar Qeveria e Luksemburgut e që po zhvillohen në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi se ndihma e Luksemburgut në fushën e politikës, diplomacisë dhe posaqërisht në fushën e zhvillimit ekonomike është e mirëseardhur dhe si rezultat i kësaj qytetarët e Republikës së Kosovës po përfitojnë nga të mirat që ofrojnë projektet e financuara nga Qeveria e Luksmburgut.

Ndërsa, Ministri i Bashkëpunimit Zhvillimor të Luksemburgut Romain Schneider shprehu kënaqësinë që e pret në takim Ministrin e Financave të Qeverisë së Republikës se Kosovës Bedri Hamza, dhe u shpreh i lumtur për ndihmën që ka ofruar Qeveria e Luksemburgut si dhe veqoi se shuma e ndihmës së ofruar nga Qeveria e Luksmburg për Kosovën është më madhja në rajonin e Ballkanit, dhe se kjo ndihmë do të vazhdojmë sidomos në mbështetjen e fushave të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu sot u takua edhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Investime, ku gjatë takimit i njoftoi ata për stabilitetin financiarr në Kosovë, për përgatitjet buxhetore të bera nga Qeveria e Republikës së Kosovës, progresin e arritur në projektet e financuara nga Banka Evropiane Investive si dhe për mundësitë e reja për të investuar në projektet më prioritet për shtetin e Kosovës.

Ndërsa, Drejtori Miguel Morgado me bashkëpunëtorët e tij shprehën falënderimin për Ministrin Hamza dhe respektin për punën të cilën është duke e bërë në Ministrinë e Financave.

Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur edhe për dinamikën e zhvillimit të projekteve në Kosovë. Kurse sa i përket projekteve të reja Drejtori Morgado tha se Banka Evropiane për Investime është në dispozicion e juaj për projektet e reja të cilat identifikohen si prioritet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme