Hamza nënshkruan marrëveshje me Maltën për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 12:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur në takim ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, raporton Ekonomia Online.

Në mes dy palëve u nënshkrua marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalim të evazionit fiskal lidhur me tatimin në të ardhura.

Gjatë takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes, mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Abela po ashtu gjatë ditës së sotme pati takim edhe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.



Të ngjashme