FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Bedri Hamza po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kroacisë, me titull Demografia, punësimi dhe rritja në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Hamza e njoftoi zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang Zhang me të arriturat e Kosovës, duke filluar nga stabiliteti makro fiskal, respektimin e rregullave fiskale dhe borxhin publik të ulët të cilin vazhdon ta ketë Kosova. Po ashtu Ministri Hamza e njoftoi për masat e marra në politikat fiskale të cilat kanë treguar rezultate shumë të mira në zhvillimin e sektorit të prodhimit, dhe si rezultat i kësaj kemi rritje të eksportit dhe ndryshim në strukturën e mallrave të eksportuara. 

Ministri e falënderoj Zhang për asistencën teknike që FMN-ja e ka ofruar për Kosovën ndër vite dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Kosova në përgjithësi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Tao Zhang e falënderoj Ministrin Hamza për takimin dhe e përgëzoi për ruajtjen e stabilitetit financiar, që është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike sipas kërkesës së Ministrisë. Zhang po ashtu u shpreh i lumtur për bashkëpunimin e shkëlqyer të FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme