Hamza përkrah kandidatin amerikan për President të Bankës Botërore

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Bedri Hamza, do të japë votën e tij për kandidaturën e nominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për President të Bankës Botërore, për David Malpass.

Hamza, si Guvernator për Kosovë në Bankën Qendrore do të përkrahë dhe do të japë votën e tij për David Malpass, i cili është kandidat për President në Bankën Botërore.

David Malpass, deri më tani ka qenë nënsekretar i Departamentit Amerikan të Thesarit.

Thesari Amerikan, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndër vite me Ministrinë e Financave në Kosovë dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, ministria e Financave e ka të zhvilluar Departamentin e Thesarit në Kosovë.

Të ngjashme