Hamza priti në takim Ambasadoren e Kroacisë Marija Kapitanoviq

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 15:34 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ambasadoren e  Republikës së Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq,  të cilën e falënderoi për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave, si dhe e njoftoi ate për të arriturat e Ministrisë së Financave gjatë 3 mujorit të fundit të këtij viti, për planet dhe strategjitë  e Ministrisë për vitin 2018,  si dhe  për procesin e Buxhetit të shtetit për vitin 2018.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Kapitanoviq për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Ndërsa, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen e ngrohtë, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në lëmin e ekonomisë dhe financave dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për përgatitjet e Forumit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Kroaci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme