Hamza priti në takim auditorin e përgjithshëm të Kroacisë, Ivan Klesicsa

????????????????????????????????????
Prishtinë | 24 Pri 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga auditor i përgjithshëm i Kosovës Besnik Osmani, ka pritur sot në takim auditorin e përgjithshëm të Kroacisë Ivan Klesicsa, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e kontrollit të financave publike.

Me këtë rast Ministri Hamza, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në Kosovë në fushën e menaxhimit dhe kontrollit të financave publike, si dhe e njoftoi z. Klesicsa për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike si përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollin e financave publike, respektivisht Ministrisë së Financave dhe Auditorit Gjeneral, ku theksoi se ky bashkëpunim përfshinë një marrëdhënie shumë transparente, si në shkëmbimin e të dhënave, referimit të çështjeve, ashtu edhe në adresimin e tyre me qëllim avancimin e financave publike, llogaridhënies dhe transparencës.

Të dyja palët në këtë takim u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe menaxhimit të financave publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme