Hamza priti në takim drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 12:58 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga u.d Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Femi Mehmeti, kanë pritur sot në takim Drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Në këtë takim gjithashtu u diskuta edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.

Me kërë rast, ministri Bedri Hamza e njoftoi Michaela Erbenova për procesin e Buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Ministri Bedri Hamza theksoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përveç në mbrojtjen e stabilitetit, është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik. Sipas tij, ai është jetik edhe për realizimin e suksesshëm të planeve tona zhvillimore me Institucionet tjera Financiare Ndërkombëtare dhe për mbështetjen buxhetore të Komisionit Evropian.

Ndërsa, Drejtoresha e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova e vlerësoj lartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e në veçanti me Konstituencën e FMN-së për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme