Hamza thotë se rritja e buxhetit ndikon në rritjen ekonomike, kundërshtohet nga LDK-ja

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 13:11 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po diskuton lidhur me buxhetin për vitin 2019-të.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se duhet të krijohen struktura që buxheti i vitit 2019 të jetë më i qëndrueshme. Ai përmendi çështjet ku ka ngecur programi qeverisës 2019.

“Ajo që është më shqetësuese është me objektivat e programit qeverisës 2021, në veçanti tek zhvillimi ekonomik. Tek programi qeverisës që nuk po reflekton në këtë program, çështjen e kalimit tatimor nga kufiri në vend. Deri në 2021 prapë të hyrat varen nga mbledhja e të hyrave nga doganat. Tash me pakon fiskale, është paraparë themelimi i agjencionit të TVSH-së. Tash po tentohet të komplikohet më tutje administrimi i të hyrave”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.

“Çështje tjetër në 2019-ten, 82 për qind e shpenzime mbulohen nga të hyrat buxhetore. 95 për qind ka qenë këtë vit. Dmth 5 për qind janë mbuluar nga të hyrat jo të rregullta, që krijon varshmëri më të madhe të buxhetit nga të hyrat jo të rregullta. Tek shpenzimet rrjedhëse, krejt rritja e të hyrave shkon në shpenzime rrjedhëse”, tha Hoti.

Ai tha se buxheti i vitit 2019 do të përballet me më shumë rriske fiskale se sa buxheti i këtij viti.

“Është rritur edhe rrisku fiskal. Nëse dikush është brenda kësaj qeverie që po mundohet t’iu bëj presion futjes së skemave të reja në buxhet jeni ju, po prapë ministri i financave edhe në bazë të ligjit i bie barra ligjore ta ruaj qëndrueshmërinë e buxhetit duke u siguruar se skemat nuk krijojnë paqëndrueshmëri për vitet që vijnë, duke u siguruar që skemat të jenë të targëtuara. Mendoj që buxheti 2019 do të përballet me më shumë rriske fiskale se sa buxheti i këtij vit. Nuk ka përmirësim cilësor në strukturën e buxhetit”, tha Hoti.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, iu përgjigj Hotit se projektet që përmendi do të futen në buxhet duke thënë se janë të rëndësishme, raporton EO.

“Për projektet, besoj dhe tu kisha lutë me bë një amendament në mes të dy leximeve, do jenë pjesë e buxhetit të ardhshëm dhe unë si ministër do ti përkrahi dhe po ashtu edhe komisioni për buxhet, sepse vërtetë janë projekte të mira dhe nuk e prishin stabilitetin buxhetor”, tha ai.

AI ka thënë se nuk ka nevojë të krijohet administratë e re për mbledhjen e TVSH-së.

“Pagesa e TVSH-së, ligji ka kaluar në komision për buxhet dhe unë pres që shumë shpejtë të vjen në Kuvend. Kur të aprovohet ne prapë do jemi të kujdesshëm në zbatimin e kësaj reforme dhe do jemi të kujdesshëm sepse jemi të interesuar me ecë me reforma, me kriju kushte më të mira. Kur aprovohet ligji ne do ta zbatojmë. Sa i përket mbledhjes së TVSH-së, nuk do të krijohet administratë e re, nuk ka nevojë të krijohet kjo administratë e re, mund të ketë një riorganizim, por kjo nuk do të krijoj institucione të reja me ekzistueset”, tha Hamza, raporton EO.

Ministri Hamza tha se buxheti për  vitin 2019-të është formuar sipas rregullave në fuqi.

“Buxheti është formuar sipas rregullave që janë në fuqi. Sa i përket rritjes së skemave sociale vetëm tek pensionet ka pasur rritje, por kemi pas një situatë kur ka qenë një ligj i votuar mandatin e kaluar. Sa i përket investimeve kapitale, kanë ndodhë  për qind investime. Tek zyra e kryeministrit punësimet kanë ndodhur në dy agjencione, në atë të Veterinarisë dhe të Statistikave. Ndërsa sa i përket rritjes së buxhetit pjesa më e madhe i përket ndryshimit si rezultat i zyrës së auditmit për investime kapitale”, tha ai.

Të ngjashme