Hamza: U kursyen 34 milionë euro nga organizatat buxhetore

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:47 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e kabinetit qeveritarë është bërë shqyrtimi i propozim – vendimin për kursime, ndarje, transfere dhe rialokime buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me Ligjin për Buxhetin.

Sa i përket organizatave buxhetore, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se nga ato janë kursyer 34 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

“Ministria e Financave ka përgatitur materialin për rialokim. Sa i përket kursimit,  34 milion euro të kursyera nga organizata buxhetore”, tha Hamza.

Gjatë të martës, u bë edhe shqyrtimi i draftit të koncept dokumentit për lojërat e fatit.

Ministri i financave, Bedri Hamza tha se ky koncept dokument është bërë për luftimin e ekonomisë jo formale

“Ministria e Financave në kuadër të planit të punës ka hartimin e koncept dokumentit për lojërat e fatit, ne kuadër të luftimit të ekonomisë jo formale. Me këtë drejtim objektiv i joni është avancimi i vazhdueshëm i ATK. Sipas direktivave të BE kemi hartuar dokumentin”, u shpreh Hamza.

Po ashtu, kabineti qeveritar me vota unanime ka miratuar propozim-vendimin preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i rrugës Regjionale R221, Segmenti: Osojan-Rakosh, Zonat Kadastrale: Rakosh, Kerrnjne dhe Tucep, komuna e Istogut.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi ftoi që ky vendim të përkrahet për interes të përbashkët, raporton EO.

EkonomiaOnline

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, December 11, 2018

Të ngjashme