Në Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up, kërkohet të përkrahen idetë inovative të të rinjve që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Inovative e Kosovës (ICK) dhe UNDP-ja kanë organizuar panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, raporton Ekonomia Online.

Në Panair po marrin pjesë 13 biznese të gjelbra vendore, duke vënë në pah qasjet briliante të gjelbra, eko dhe të qëndrueshme të startup-eve, bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe të organizatave të shoqërisë civile që po prezentojnë shërbimet dhe produktet e tyre. Aktiviteti synon të theksojë rolin kyç të sektorit privat si katalizator i tranzicionit të gjelbër në ekonominë e Kosovës dhe po ashtu do të shpalosë nisma të gjelbra të vogla dhe të mesme që tashmë ekzistojnë.

Maria Suokko nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të koontribuojnë për një mjedis të shëndoshë. Prandaj sipas saj, duhet t’u jepet më shumë mundësi ideve kreative të të rinjve.

“Jam shumë e lumtur që ky event ka filluar të organizohet këtu. Ne e filluam me Kosovën, ta shënojmë Ditën e Tokës vitin e kaluar, duke rritur kështu përpjekjen, pasi që menduam se një ditë s’është e mjaftueshme. Ne po ashtu, e theksojmë se Dita e Tokës duhet të jetë çdo ditë, si një ide që të angazhojmë shumë njerëz dhe t’u krijojmë shumë mundësi ideve që janë kreativë, t’u krijojmë rrugë të reja duke ndërmarr aksione dhe duke kontribuar në një mjedis më të shëndosh”, tha Suokko.

Tutje ajo përmeni ata që ndihuman në organizimin e këtij eventi, duke shtuar se do të përkrahin idet inovative dhe kreative të të rinjve që hapin biznese sidomos ato që synim kanë mbrojtjen e mjedisit. “Vitin e kaluar një nga partnerët tanë ishte ICK dhe ne kishim një organizim rreth ushqimit, duke shikuar mundësitë e reja rreth të ushqyerit në restauronte dhe kafenetë e Prishtinës”.

“Këtë vit jemi shumë të lumtur që jemi në partnership që vjen nga inovacioni dhe kreativiteti. Vetëm sa për të thënë UNDP me të vërtetë mendon që tranzicionin e gjelbër ta kalojë në Kosovë për të gjithë ata që kanë ide inovative dhe kreative dhe kanë kapacitete që ekzistojnë këtu. Vetëm sa për të kujtuar, ne sot kemi partnerët në Kosovë me rastin e ditës së tokës si USAID, Zyra e BE-së në Kosovë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe natyrisht Ambasadën e Suedisë, duke përkrahur ICK-në”.

“Ajo çfarë është më e rëndësishmja, këtu kemi start-up, NGO (Organizata Joqeveritare). Jam shumë e lumtur që shoh këtë diversitetin të këtyre parterëve të cilët janë këtu. Po ashtu jam e lumtur që të shoh duke festuar sektorin privat këtë tranzicion, që është pjesë shumë e rëndësishme e këtij eventi. Ne shpresojmë se ky event do të jetë më i popullarizua, duke punua kështu në gjetjen e mundësive të vërteta për start-up dhe duke rritur aktivitetin. Në të vërtetë, ky tranzicion ka të bëjë me zgjidhje praktike, ka të bëjë me dhënien e mundësive të njerëzve për secilin prej nesh për të ndërmarrë veprime”.

Kurse, drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe bizneset që po e ndihmojnë Kosovën të paraqitet e suksesshme në arenën ndërkombëtare në fushën e inovacionit. Ai theksoi se ICK vazhdimisht mbështetet bizneset e reja me synim për zhvillimin e qëndrueshëm, raporton EO.

“Është më të vërtetët nder për ne organizimi i këtij eventi që të shohim mundësitë e kreativitetit. Si ICK ne çdo ditë mundohemi që të promovojmë jo vetëm start-u në teknologji, por edhe teknologjinë digjitale, si dhe inovacionin e qëndrueshëm, për të mirë të se ardhshmes dhe zhvillimit të biznesit. Po ashtu, është nder që të shoh se këtë vit ne kemi shumë parterë dhe mbështetje, edhe nga Norvegjia, në rrugën krijimit të biznesit dhe inovacionit të qëndrueshëm”.

“Maria ( Suokko) i përmendi mbështetësit tanë dhe pa dashur të përsërisë, edhe unë i falënderoj të gjithë ata, faleminderit edhe për talente tanë të mrekullueshëm që janë këtu për të na ndihmuar që ta paraqesim Kosovën si vend me talent të mrekullueshëm që kanë biznese të njohura po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”.

Edhe Shpend Lila nga ICK-ja ka falënderuar përkrahësit e kësaj ngjarjeje. “Ky event është mbështetur nga Ambasada Japoneze dhe ne jemi të nderuar që për herë të parë ta kemi këtu ambasadorin e Japonisë në Kosovë. Po ashtu, kemi mbështetjen e Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe USAID-in”.

Rinor Zuka, themelues i “Lazdrohu Sport Kids”, tha se qëllimi  tyre është që t’i përfshijnë fëmijët sa më shumë në aktivitetet në natyrë, raporton Ekonomia Online.

“’Lazdrohu…’ është një qendër sportive që është mbështetur nga ICK në vitin 2020. Në kudër të qendrës sportive ne e kemi bërë edhe ‘Lazdrohu Hiking Kids’. Kemi filluar me një grup që kanë qenë fëmijë që i kemi pasur në qendër, pastaj interesimi më i madh dhe pëlqimi i aktiviteteve e kemi zgjeruar dhe e kemi mbajtur pothuajse në çdo vikend. Qëllimi është që t’i përfshijmë fëmijët sa më shumë në aktivitetet në natyrë. Ne bëjmë ‘hikinge’ çdo fundjavë, nuk i lodh fëmijët, është shumë atraktiv, më shumë eksplorues në vende të ndryshme ne ndalemi dhe bëjmë lojëra të ndryshme. Veç se vera po afrohet kemi bërë një kalendar që do t’i mbajmë aktivitetet gjatë verës, kemi edhe një kamping në Jalë të Shqipërisë, e kemi mbajtur vjet dhe jemi të organizuar ta mbajmë edhe sivjet, po besoj që fëmijët kënaqen shumë po ndoshta ma shumë se fëmijët edhe ne kënaqemi”.

Florjan Piraj, nga kompania “Formon”, ka prezantuar produktin e parë të kompanisë – printim 3D.

“Kompania ‘Formon’ është kompania e parë vendore dhe rajonale e cila merret me prodhim të produkteve teknologjike. Sot para jush e kemi të prezantuar produktin  e parë te kompanisë. Industria me të cilën operojmë është industria printimi 3D. Është një teknologji super e re dhe e shekullit 21”.

“Pajisja është super edukative, jemi duke tentuar ta fusim nëpër shkolla si mjet edukativ, në mënyrë që fëmijët të ambientohen me teknologjitë e reja”.

Organizimi i panairit është mbështetur edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasada e Japonisë në Kosovë, Ambasada e Suedisë dhe USAID-i.

Lexo më shumë:

Të ngjashme