Hapet thirrja për aplikim për punë praktike në ASK

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) hap thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 136 të rinjë të cilët do të angazhohen në Agjencinë e Statistikave te Kosovës (ASK).

Çfarë parasheh Masa- Praktikë në Punë?

Përmes masës praktikë në punë të rinjtë do të përfitojnë 170 euro pagë mujore përgjatë 6 (gjashtë) muajve sa do të vijojnë praktikën në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).

Kompensimi i kandidatëve bëhet në kuadër të masës 1.4 – Skema e Garantuar e Punësimit për të Rinj, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Përveç pagës mujore prej 170 euro, të rinjtë do të kenë mundësi të përfitojnë kompensim shtesë nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në bazë të numrit të anketave të realizuara.

Të ngjashme