Haradinaj: AKP-ja do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 11:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë një vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Sipas kreut të ekzekutivit, tha se veprimet e AKP-së munden të ndikojnë në dinamikat e zhvillimit ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj potencoi edhe një herë se ky vit do të jetë i ekonomisë, sipas tij, do të ketë nxitje ekonomikë më shumë se sa është planifikuar.

“Ishte një takim punë, qëllimi i ardhjes së AKP sepse është një institucion i rëndësishëm me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit, menaxhon me asete publike në këtë rast, të gjitha veprimet e AKP-së munden me ndikuar direkt në dinamikat që ndikojnë në zhvillim ekonomik, po ashtu kemi edhe tema që i shoqërojnë agjencinë që na ndikojnë neve të merremi me to. Besoj që kemi deklaruar se është vit i ekonomisë do të vërtetohet se do të ndodhë një nxitje ekonomike më e madhe se sa e planifikuar, më herët isha në takim me kryetarët e komunave se zhvillimi lokal ekonomik”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Valon Tolaj, drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit u shpreh se në bazë të ligjeve në fuqi, institucioni që ai drejtoj do të jep kontributin për zhvillimin ekonomik.

“Bashkëpunimi më Qeverinë dhe mbështetja me Qeverinë, është thelbësorë. Ne e falënderuam kryeministrin për mbështetjen dhe shprehën gatishmërinë dhe vullnetin përveç obligimeve ligjore që i kemi në bazë të ligjeve në fuqi që AKP të jap kontributin e saj në zhvillim ekonomik që Qeveria e ka proklamuar para pak ditëve. Ne jemi të gatshëm e kemi konfirmuar mbështeten tonë dhe do të japim maksimumin që në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, thithjes së investimeve coftë të jashtme apo të brendshme, ato asete që ne i kemi në administrim supozojmë disa që i kemi me rëndësi edhe që do të tentojmë të gjejmë mënyrën për ti arritur caqet e përbashkëta”, u shpreh Tolaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj foli edhe për emërimin e Tolajt në pozitën e drejtorit të AKP-së.

Për kritikat e opozitës se emërimi i tij ishte politik, Haradinaj tha se nëse nuk punon edhe vet do të jetë kritikues i tij.

“Kemi qenë kolegë gjatë me zotërinë Tolaj, kam shumë respekt, nëse punon mirë, ata që i kanë kritiku do të falënderojmë nëse punon keq do të bëhem edhe unë me ta. Jo veç me kritiku dhe me ju kthy kundër”, tha kreu i ekzekutivit.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 16, 2019

Të ngjashme