Haradinaj: Asnjëherë në histori, Anamorava nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet

Gjilan | 17 Nën 2018 | 15:32 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë inspektuar punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”.

Haradinaj ka përgëzuar punë kryesit, teksa është shprehur i bindur se kjo autostradë do të përfundojë më shpejt se afati i dhënë.

“Po shihet nga dinamika e punës se do të kryhet në kohë, ndoshta më shpejtë se është menduar”, është shprehur Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

I pari i ekzekutivit tha se asnjëherë në histori, Gjilani në veçanti dhe Anamorava në përgjithësi, nuk kanë qenë më të përkrahura me buxhet nga Qeveria.

“Ndoshta është menduar në të kaluarën se nuk do të ketë kondicion Qeveria, buxheti, me i përcjellë disa projekte me rëndësi. Meqë jemi në Gjilan e në Anamoravë, ju siguroj që asnjëherë më e përkrahur me buxhet kjo trevë nuk ka qenë, me projekte pra, asnjëherë në histori, as komuna e Gjilanit, as kjo trevë”, ka thënë Haradinaj.

Segmenti që sot ka vizituar kryeministri Haradinaj ka një gjatësi mbi 22 kilometra, ndërsa Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’ do të jetë e gjatë 51 kilometra.

Ky projekt  financohet nga Qeveria e Kosovës.

Të ngjashme