Haradinaj: Demarkacioni në arbitrazh, deri në fund të vitit kemi lajme për liberalizimin

Prishtinë | 04 Nën 2017 | 11:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj këtë të shtunë i ka shkuar për vizitë ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit. Me vartësin e tij Haradinaj fillimisht zhvilloi një takim. Të dy takuan edhe drejtorët e departamenteve dhe kryeshefat e agjencive.

Më pas të dy bashkë dolën në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online. Kreu i ekzekutivit tha se me Hasani kanë biseduar për punë dhe objektivat e ministrisë së Tregtisë.

Haradinaj, nga këtu foli edhe për liberazlimin e vizave. Ai edhe një herë tha se zgjidhje për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase sipas tij, nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vet e kundërshton.

Pas arbitrazhi Haradinaj beson që edhe BE ta konsideroj demarkacionin çështje të mbyllur.

Por kreu i qeverisë duke folur për punë e komisionit të ri ka paralajmërua se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit pa specifikuar qartë se çka.

“E vërteta është që pa përmbushje të kritereve nuk pritet liberalizimi ,por poashtu është e vërtetë që Kosova po avancon pikërisht në këto kritere. Ne e kemi takimin raportues të këshillit të MSA -së me 17 nëntor ku do të jam edhe vet me delegacionin e Kosovës se ne jemi nikoqir të takimit. Për demarkacionin sikurse e dini nuk është një temë që po flenë ka lëvizje në atë temë, sa më shpejt që do t’i kemi rezultatet do të lëvizim”.

“E kam thanë disa herë që mund të përfundon kjo temë në arbitrazh për shkak se për versionin ekzistues nuk ka votë dhe s’ka përkrahje se besohet që është gabim. Atëherë në momentin që biem në dakord për arbitrazh duhet të konsiderohet edhe nga BE-ja si çështje e zgjidhur edhe besoj që kështu do të ndodhë në një të ardhme jo fort të largët. Pra mbaj shpresë shumë që deri në fund të vitit të kemi edhe lajme sa i përket liberalizimit të vizave”.

Të ngjashme