Haradinaj në takim me kryeshefin e Telekomit, diskutojnë për kontratën me Z-Mobile

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi.

Haradinaj tha se me drejtorin e Telekomit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile.

“Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme