Haradinaj: Nga mungesa e rrymës bizneset humbin mbi 300 milionë € në vit, të përmirësohet kjo gjendje

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 11:00 | Nga Medina Mehmeti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka ligje të avancuar sa i përket të të bërit biznes, raporton Ekonomia Online.

Por sipas tij, sfidë mbetet furnizimi i rregullt  me energji elektrike, e që nga kjo bizneset tha Haradinaj në vit humbin mbi 300 milionë euro në vit.

Haradinaj në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila organizohet nga Qendra e Inovacionit (ICK) dhe Oda Ekonomike Amerikane (OEAK), shtoi se për këtë është duke u punuar në përmirësimin e parametrave që të prodhohet energji e ripërtërishme.

“Kosova ka ligje të avancuar të të bërit biznes. Ne sot garojmë me vendet që janë lider në të bërit biznes. Ne kemi një hendikep, energjinë për më bë biznes në Kosovë. Bizneset në Kosovë humbin mbi 309 milionë në vit. Mendoj që do të kemi në Kosovë investimin më të madh në energji”.

“Jemi të interesuar të kemi një stabilitet në energji. Duhet të kemi energji bazë e pastaj energji të ripërtërishme. Jemi në përpjekje serioze me përmirësuar një parametër për me ndodh zhvillimi e që është energjia, me përmirësua në Kosovë, me burime të vendit”.

“Problemi tjetër është edhe rendi dhe ligji, barrierat burokratike dhe mungesa e konkurrencës së duhur. Kemi dhënë një buxhet prej 12 milionë për ndërmarrësi”.

Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, e ngarkuara me Detyrë në Ambasadën Amerikane Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë. Ngjarja lansuese organizohet nga ICK dhe Oda Amerikane. Marrin pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj etj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, November 12, 2018

Të ngjashme