Haradinaj: Pagat janë zhvlerësuar për 30% për një muaj

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “ResPublika”, tha se duke e parë gjendjen ekonomike në vend, Qeveria do të duhej të kishte një plan financiar për t’i shpëtuar më të rrezikuarit.

Sipas tij, të rrezikuar në Kosovë nuk janë vetëm të papunët por edhe të punësuarit, sepse vlera e pagës ka rënë shumë në muajin e fundit..

“Vlera e një page të para një muaji ka rënë për 30%”, kjo vlerë është më e ulëta, dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme“, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij një zgjidhje apo një veprim i shpejtë do të ishte ligji i pagave, me një rritje në proporcion me rritjen e çmimeve .

Ish-kryeministri Haradinaj tha se është e pamundur t’i ikim rritjes së çmimeve, por sipas tij, është obligim i Qeverisë që me rritjen e çmimeve të rriten edhe të hyrat për konsumatorë.

“Rritja e çmimeve të artikujve ka shkuar deri në 100 % dhe në bazë të kësaj duhet të reflektojë me ngritje të pagave. 400 euro është pragu minimal sepse vlera e këtyre 400 eurove krahasuar me vitet paraprak ka rënë në 200. Duhet me qenë 400 euro, kjo nuk është fontanë dëshirash, por duhet të rritet“, shtoi tutje Haradinaj.

Të ngjashme