Haradinaj përkrahë prodhuesit vendor

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve dhe Astrit Rexhaj nga Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, në kuadër të Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.

“Bashkëbiseduam për gjendjen e sektorit të prodhimit në përgjithësi, ku u informova për sukseset e rritjes së eksporteve të produkteve vendore, si dhe për furnizimin me energji.

Me këtë rast Partneriteti për Zhvillim Ekonomik kërkoi nga unë mbështetjen për shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ai ka qëndruar pranë prodhuesve vendor.

“Unë kam qëndruar gjithnjë pranë prodhuesve dhe do të vazhdoj përkrahjen e tyre, si në këtë çështje por edhe në iniciativa të tjera të cilat janë në të mirën e përgjithshme të prodhuesve.

Gjithashtu sot kam takuar edhe një prodhues vendor, pronarin e kompanisë “Bylmeti”, mikun tim z. Ymer Berisha”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Në faza të ndryshme, secili qytetar i Kosovës ka dhënë kontributin e tij për Atdheun e fortë e të zhvilluar.

Bashkërisht të gjithë jemi pjesë e një mozaiku të madh e qëllimi i përbashkët na përafron për bashkëpunim në realizimin e objektivave.

Sot kam pritur në takim z. Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve dhe Astrit Rexhaj nga Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, në kuadër të Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.

Bashkëbiseduam për gjendjen e sektorit të prodhimit në përgjithësi, ku u informova për sukseset e rritjes së eksporteve të produkteve vendore, si dhe për furnizimin me energji.

Me këtë rast Partneriteti për Zhvillim Ekonomik kërkoi nga unë mbështetjen për shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë. Kjo për shkak se si prodhuesit vendor, por edhe konsumatorët komercial në mungesë të konkurrencës për ofrimin e energjisë, përballen me rrethana të cilat e ulin fuqinë e tyre negociuse si konsumatorë, kështu duke paguar potencialisht për tarifa të energjisë elektrike më të larta se mesatarja e tarifave të rregulluara.

Unë kam qëndruar gjithnjë pranë prodhuesve dhe do të vazhdoj përkrahjen e tyre, si në këtë çështje por edhe në iniciativa të tjera të cilat janë në të mirën e përgjithshme të prodhuesve.

Gjithashtu sot kam takuar edhe një prodhues vendor, pronarin e kompanisë “Bylmeti”, mikun tim z. Ymer Berisha.

Ymeri ka punësuar mbi 70 puntorë, është taksapagues i rregullt dhe afarist shumë i suksesshëm.

Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Astrit Panxha dhe z.Ymer Berisha për miqësi dhe përpjekje për një Atdhe të mirëqenë.

Të ngjashme