Haradinaj për buxhetin: Kuvendi është në pushime

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 12:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar  propozim-vendimin për ti propozuar Kuvendit të Republikës se Kosovës zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019 të përcaktuar me ligjin nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2018-të, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që kjo pikë të aprovohet.

“Kërkojmë nga qeveria të aprovoj propozim- vendimin për zgjatjen e afatit për ndarjet buxhetore për muajin shkurt”, tha Hamza.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se procesi për miratimin e buxhetit është i rregullt.

“Procesi për miratim të buxhetit është i rregullt, kam pasë konsulta parlamentare, çështja është që deputetët janë në pushim dhe nuk e kemi ndërmend me ndërhy në dinamikën e Kuvendit”, tha Haradinaj.

Të ngjashme