Haradinaj: Po kursejmë dhjetëra milionë € nga importi i rrymës

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 10:56 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Kështu deklaroi ai në Facebook, disa ditë pas nënshkrimit të kontratës për termocentralin e ri ‘Kosova e Re’, me kompaninë Contour Global.

Sipas Haradinajt, qeveria e udhëhequr nga ai ka arritur që ti minimizojnë humbjet nga importi i energjisë elektrike.

“Me hapat që kemi ndërmarrë, që kur kemi marrë mandatin e kësaj Qeverie, kemi arritur që humbjet, nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 (sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut) t’i kthejmë në zero në 2018, me siguri për profit në të ardhmen. Sot, sfida me energji është e fituar”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme