Haradinaj: Dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA-ja

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 15:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Washingtoni të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të kryesuar nga zëvendëspresidentja, Karen Sessions, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit thuhet se janë dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA si mbështetje në zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

“Shumë inkurajues vlerësimi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Kjo është përkthyer me besimin e MCC-së që Kosova të tërheqë mjete nga programet Threshold dhe Kompakt. Dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA si mbështetje në zhvillim ekonomik, energji dhe sundim të ligjit. Delegacionin e MCC nga Washington, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks, i falënderova për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Haradinaj.

Nga ana e saj, zëvendëspresidentja, Karen Sessions, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme dhe shprehu gatishmërinë që bashkëpunimet mes MCC-së dhe Qeverisë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Përndryshe, Bordi i MCC-së (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ditë më parë ka vendosur të ndajë edhe një grant madhor për Kosovën, për investime në fushat kryesore ekonomike.

Të ngjashme