Haradinaj: Prodhuesit vendës e mbajnë gjallë Kosovën, do të jemi afër tyre

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 13:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, kanë vizituar fabrikën e lëngjeve “Frutti” në Prizren, me ç’rast u bë lansimi i vijës së prodhimit të lëngjeve në paketim të qelqit.

Kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur pyetjeve të punëtorëve të kësaj kompanie të cilët kishin të bënin kryesisht me problemet me lëndë të parë, mungesa e furnzimit të rregullt me energji elektrike etj.

Kryeministri theksoi nevojën e prodhimit të koncentrateve që përdoren për lëngjet, duke theksuar se kjo ka ndodhur në të kaluarën në vendin tonë.

Ai u shpreh i bindur se ky kapacitet mund të sjellë nesër një kooperim me ata që janë në prodhim dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e prodhuesve vendorë që në hapat e tyre të parë e deri tek produkti.

Haradinaj tha se prodhuesit vendës e mbajnë gjallë Kosovën, prandaj edhe do të jetë afër tyre e do tu ndihmojë, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini që ne kemi hequr disa taksa dhe akciza posa kemi ardhur në krye të Qeverisë dhe kështu do të vazhdojmë të jemi afër jush, por poashtu do të vazhdojmë të jemi edhe afër atyre që nesër do të prodhojnë lëndën e parë. Këto produkte pa dorën e punëtorëve nuk mbërrin tek ne. Nuk ka duar më te vyeshme se te prodhuesve, sepse këto e mbajnë gjallë Kosovën. Industria e ushqimit në Kosovë mund të jetë baza e ekonomisë tonë. Importimi i lëndës se parë duhet të jetë primar. Prodhuesit më së miri është me i mbrojt duke qenë më ta, afër atyre”, ka thënë Haradinaj.

Pyetjeve kishte edhe për Pacollin të cilët pyeten për eksportin që të rritet dhe importi të zvogëlohet, si të mbrohen nga prodhuesit e jashtëm.

“Kreativiteti i drejtoreshës është edhe përgjigjja e pyetjeve tuaja. Ne jetojmë në ekonomi globale e cila nuk njeh baballarë e motra në këtë ekonomi nëse dikush është i dobët të duhet të lëshoj rrugë. Dhe ky prodhim mund të jetë pjesë e tavolinave më të sofistikuara”.

“Ne duhet të prodhojmë produkte cilësore të dhe të jemi në trend me kohën. Unë e di që koncentratet vijnë përmes disa duarve këto e rrisin çmimin dhe politika jonë dhe bashkë me kryeministrinë është që të prodhojmë koncentratet këtu në Kosovë. Normal për të gjitha këto na duhen ide dhe kreativitet”, tha Pacolli.

Drejtoresha ekzekutive e “Frutti”, Rina Malsori, gjersa ka bërë falënderime për vizitën ka treguar që sot është bërë lansimi i produkteve më të reja të këtij brendi.

“Më emër të “Frutti’, por edhe në emër të produkteve vendore që të na ulin interesin bankar dhe te kenë mirëkuptim në lehtësirat për politikat fiskale”, ka thënë Malsori.

Duke qenë si njëri nga tatimpaguesit e rregullt, Besim Malsori, pronar i kompanisë, kërkoi që të punohet më shumë, të gjithë së bashku, prodhues dhe qeveri, në mënyrë që të fillohet të mbushet buxheti nga brenda, dhe jo nga jashtë.

Të ngjashme