Haradinaj: Qeveria do të krijojë lehtësira në të bërit biznes

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim sipërmarrësin Ekrem Lluka, derisa ka premtuar lehtësira në të bërit biznes. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Prita sipërmarrësin e mirënjohur Ekrem Lluka, njërin nga tatimpaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë, me të cilin biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi kosovar.

Suksesi i secilit në fushën e biznesit është parakusht për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe social të vendit tonë. Qeveria në vazhdimësi po krijon lehtësira për të bërit biznes, si mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme