Haradinaj: Qeveria e gatshme të ofrojë partneritet për investitorët e huaj

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 16:48 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot afaristët Bashkim Ulaj dhe Selim Turhan Rusi, sipërmarrës dhe investitorë të mëdhenj me origjinë shqiptare, nga Shqipëria dhe Maqedonia, në SHBA dhe njëkohësisht edhe në vendet e rajonit.

Kryeministri Haradinaj dhe bashkëbiseduesit folën për mundësitë e investimeve në Kosovë dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik të vendit. Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka mundësi, kapacitete dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik, më shumë se sa vendet tjera në rajon.

Ai i siguroi afaristët Ulaj dhe Rusi se qeveria e Kosovës është e hapur dhe e gatshme që të ofrojë të gjitha mundësitë për investime në vend.

Kryeministri Haradinaj tha se qeveria e Kosovës është e gatshme t’u ofrojë partneritet sipërmarrësve shqiptarë kudo dhe njëkohësisht edhe investitorëve të huaj me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme