Haradinaj: Sa më shpejtë na njeh Serbia, aq më shpejtë e heqim taksën

Gjakovë | 08 Shk 2019 | 16:56 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se Kosovës i intereson me u heqë taksa pasi që vendi është për tregti të lirë. Por sipas tij, sa më shpejtë që Serbia ta njeh Kosovës, aq më shpejtë do të hiqet taksa, raporton Ekonomia Online.

Sipas Haradinajt, taksa u vendosë pasi që Kosova ka nevojë të njihet reciprocikisht me shtetin serb.

“Tash ne kemi ardh në Gjakovë, dëshira është me verifikua se çka posedojmë ne. Çështja e taksës të gjithë neve na intereson me u heqë, se ne jemi për tregti të lirë, vërtetë tregti pa barriera, por arsyeja pse e kemi vendosë taksën është se kemi nevojë me u njoftë me Serbine reciprocikisht, sa më shpejt na njeh Serbia aq më shpejtë e heqim taksën”, tha Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri në një vizitë punë në Gjakovë, ku ka parë nga afër punën që zhvillohet në kompaninë “Aulona” në këtë qytet.

Të ngjashme