Haradinaj takon kryeshefin e KOSTT, flasin për interkoneksionin Kosovë-Shiqpëri

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 12:04 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Zëvendës Kryeshefin Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, me të cilin bisedoi për zhvillimet në sektorin e energjisë.

Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT, Ilir Shala, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për punët që janë bërë dhe që vazhdojnë të bëhen në KOSTT.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për zhvillimet progresive në KOSTT si dhe për sfidat e KOSTT-it në anëtarësimin në ENTSO-E, për shfrytëzimin e linjës interkoneksionit Kosovë-Shqipëri si dhe për obstruksionet që po bëhen nga Serbia, në moszbatimin e kushteve që dalin nga marrëveshja për anëtarësim të KOSTT-it në ENTSO-E dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Zëvendës Kryeshefi Shala, shprehu besimin se bashkëpunimi me Qeverinë do të ketë efekt pozitiv edhe në këtë sektor të ndjeshëm për ekonominë e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria do të ofroj mbështetjen për këtë sektor, në funksion të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën që ka Kosova për energji elektrike.

Të ngjashme