Haradinaj viziton Feronikelin

Obiliq | 21 Jan 2019 | 11:04 | Nga Norë Kelmendi

Kryeministri Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë pune në Ndërmarrjen e re “Feronikeli”, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj është i shoqëruar nga kryetari i Drenasi, Ramiz Lladrovci dhe disa nga këshilltarët e tij.

Samir Mane, një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri ka blerë vitin e kaluar këtë kompani.

Ky investim vjen në një periudhë të vështirë për Fabrikën Ferronikelit në Kosovë e cila prej muajsh kishte pezulluar prodhimin dhe kishte krijuar detyrime financiare ndaj furnitorëve dhe punonjësve të fabrikës.

Një ndër hapat e parë të investitorit Mane ka qenë pagesa e pagave të prapambetura të punonjësve të fabrikës dhe negocimi me kompanitë e tjera për të zgjidhur problemet e trashëguara.

“Neëco Ferronikeli”, me mbi 800 punëtorë përfaqëson aktualisht punëdhënësin më të madh në Kosovë dhe është përgjegjës për të paktën 1500 vende të tjera pune që kanë të bëjnë me furnizimin e uzinës me lëndë të para dhe logjistikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme