Haradinaj viziton KEK-un, s’ka ndërprerje të rrymës as shtrenjtim

Obiliq | 24 Dhj 2017 | 21:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sonte në mbrëmje Korporatën Energjetike të Kosovës.

Pas takimit me udhëheqësit e kësaj korporate, Haradinaj ka siguruar se nuk do të krizë energjetike dhe se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës gjatë dimrit, raporton Ekonomia Online.

I shoqëruar nga drejtori e KEK-ut, Arben Gjukaj, Haradinaj ka treguar cili ishte qëllimi i kësaj vizite në vigjilje të Krishtlindjeve.

Ai tha se ua bëri të qartë dhe drejtuesve të KEK-ut. “S’ka rritje të çmimit të rrymës dhe nuk ka ndërprerje. Nuk duhet të ketë rritje çmimi në këtë kohë, në dimër, por edhe ndërprerje të energjisë nuk duhet me pasë. Iu thashë kolegëve se nuk kemi çare pa garantuar qytetarët se do të ketë energji”, theksoi kreu i Ekzekutivit.

Ai, po ashtu, siguroi se për festat e fundvitit do të ketë stabilitet në furnizimin me energji elektrike.

Haradinaj foli dhe për procesin e zhvendosjes së banorëve të Hades dhe Shipitullës. Ai tha se KEK-u është treguar shumë gjeneroz dhe iu ka ofruar të gjitha mundësitë banorëve, përfshirë strehimin 6-mujor, shujta dhe pagesën për shpronësim, sipas marrëveshjes së arritur para 3 muajsh.

Haradinaj tha se nëse vonohet zhvendosja atëherë do të vendoset një plan emergjent i zhvendosjes. “Zona është e rrezikuar, është nevojë urgjente të ndodhë zhvendosja dhe të fillojë mihja. Duhet të aktivizojmë blloqe të tjera, sepse punohet vetëm me nga një bllok në ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’”.

Ndërsa, drejtori Arben Gjukaj tregoi se KEK-u është “në fazën e fundit” të bisedimeve me banorët e fshatit Hade për të bërë zhvendosjen e tyre dhe për të filluar mihjen e thëngjillit, në mënyrë që vendi të mos hyjë në ndonjë fazë të katastrofës energjetike.

“Presim që brenda dy ditëshe të përfundojmë edhe procesin e mbylljes në Mirenë. Nesër kemi takim në ora 12.00. Ka lajme të mira dhe presim pas heqjes së asaj djerrine të fillojmë me kapacitet të plota”.

Drejtori Gjukaj tregoi se gjatë festave të fundvitit do të ketë shtim të prodhimit të energjisë elektrike edhe për 260 megavatë.

Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme