Haradinaj viziton kompaninë “Meka”, thotë se kompanitë kosovare me cilësi po e fitojnë besimin

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë pune në kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të mishit “ Meka”, në komunën e Dragashit.

Fillimisht, Haradinaj u prit nga vëllezërit Burim Piraj dhe Ilir Piraj, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre, sfidat me të cilat përballen, por edhe sukseset e arritura deri më sot dhe pa nga afër punën që bëhet në këtë kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit.

Haradinaj lavdëroi punën e madhe që bën familja Piraj. “Nuk është e lehtë të punohet këtu ku jemi, me një lartësi mbidetare dhe me largësi nga zonat tjera të ekonomisë dhe industrisë, por këta e duan vendin e vet dhe kanë punësuar një numër të madh të punëtorëve, rreth 80 që punojnë në kompaninë “Meka”, e cila shquhet për produkte që janë vërtetë kualitative që kanë fituar besimin edhe të qytetarëve të vendit, por edhe të tregjeve të jashtme”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme