Haradinaj viziton kompaninë “Vipa Chips”: Pas taksës është rritur shitja

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompaninë e “Vipa Chips” në Pestovë të Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka vlerësuar punën që e bën kompania me përpunimin e patates.

“U tha disa herë që qipsi i vendit, prodhohet në arë, niset prej arës dhe kjo është diçka shumë e mirë sepse ka ndikuar në bujqësi dhe te fermerët”, tha Haradinaj.

Ai është shtuar se është me rëndësi në këtë kompani edhe numri i madh i të punësuarve. Poashtu ai përmendi edhe rritjen e shitjes që ka ardhur si ndikim i taksës së vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Ajo që është me rëndë ka mbi 212 të punësuam, në sezon ka edhe 35 të therë. Janë 212 familje që marrin pagë këtu. Ajo që eshë me rëndësi është që Vipa është e besueshme. Mundemi me u krenua me këto produkte. Eksportohen në Gjermani e Suedi dhe tregje shumë të avancume. E morra vesh që është rritë shitja që nga taksa. Nuk është meritë e imja, politika fiskale është bërë në qeveritë e kaluara por meritë e jona është që kemi fillua me i zbatua”, shtoi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket problemeve me energjinë elektrike, Haradinaj, u shpreh i gatshëm ta ndihmojë këtë kompani.

“Ekziston ende një problem që është energjia. Këta duhet me ndërtua trafostacionin e vet. Shpresoj që edhe këto ti japim përkrahje të mos ta kenë koston kaq të lartë të energjisë”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, drejtori i “Vipa Chips”, Bedri Kasumi, pati kërkesa për Qeverinë e Kosovës. Ai tha se duhet të ketë një bar-kod që lejon importin e produkteve edhe më gjerë.

Ai tha se taksa për mallrat serbe dhe boshnjake është mirëpritur.

“Çështja taksës u diskutua. Për prodhuesit vendorë është qëllim shumë i qëlluar. Të jetë edhe bar kodi jonë i pranuar në treg. Por për shkaqe politikenuk njihet bar kodi”, tha Kasumi.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT– Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikën “Vipa Chips”

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, February 6, 2019

Të ngjashme