Hasani: Masat mbrojtëse s’ishin në kundërshtim me CEFTA-n e MSA-në, respektoj vendimin e Qeverisë

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 10:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, tha se e respekton vendimin e Qeverisë për pezullimin e masës së përkohshme për vendosjen e taksës doganore prej 30% për 21 produkte, pemë dhe perime, raporton Ekonomia Olnine.

Por ai insiston se vendimi që kishte marrë ishte konfrom ligjeve dhe nuk ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, e as atë të MSA-së.

I pari i MTI-së ka shtuar se Kosova është për një treg të lirë, por që nuk do të lejohet asnjëherë që të dëmtohen prodhuesit vendës.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Odë Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqin.

“Është vendim i qeverisë, por qëndroj që vendimi ka qenë i drejtë. Kur marrim vendim bazohemi në ligj, vendimet kanë qenë ligjore edhe MSA dhe CEFTA kanë qenë konform ligjit. Ka filluara hetimi që rrite importi, dëmtohet prodhuesi, ministri mund të merr një vendim të tillë”.

“Vendimi nuk ka shkel MSA-në, ka qenë ligjor. Ministri serb e ka thirr një mbledhje. Jemi dakord që të ketë treg të lirë, por jo të dëmtohen prodhuesit, jemi të obliguar ta zbatoj ligjin”.

Qeveria ka ndryshuar një javë pasi ka hyrë në fuqi vendimin e MTI-së për vendosjen e masave mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime, duke hequr taksën doganore për 30 për qind njëherë për 14 produkte e më pas edhe për 7 të tjera, raporton EO.

Me ndryshimet e bëra kishte ndërprerë masat e përkohshme mbrojtëse në importe për pataten, karotën, trangullin, shalqirin, pjeprin, lakrën e hershme, fasulen monokulture, dredhëzën, manaferrën, qershinë, misrin, spinaqin, qepën, sallatën, domaten, specin, mollën, dardhën, kumbullën, mjedrën dhe rrushin e tryezës.

Të ngjashme