Hasani: Ne s’e mbështesim financiarisht organizimin e Panairit “Prishtina 2018”

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 16:00 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se MTI-ja nuk e mbështet financiarisht organizimin e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”.

“Panairi ndërkombëtar ‘Prishtina 2018’ organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk është organizator i këtij panairi. MTI-ja nuk e ka mbështetur financiarisht organizimin e këtij panairi”, tha Hasani, në një përgjigje me shkrim.

“Ne jemi vetëm të ftuar në hapje të këtij panairi. Ne nuk e dimë se cilat kompani do të jenë pjesë e tij, dimë vetëm se është panair me karakter ndërkombëtar”, tha Hasani, i cili konfirmoi se nesër do të marrë pjesë në hapje të Panairit.

Ministri Hasani prej marrjes së detyrës në krye të MTI-së ka marrë disa masa mbrojtëse për prodhimet kosovare, duke vendosur një taksë për qumështin që vjen nga Bosnja dhe Hercegovina dhe miellin e blloqet që përdoren në ndërtimtari nga Serbia. Ai ka paralajmëruar se kjo ministri së shpejti do të marrë masa edhe për pemët e perimet nga këto vende.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/ekonomi/gerxhaliu-paradite-bejne-biznes-ne-serbi-e-ne-mbremje-shesin-patriotizem-folklorik/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme