Hasani: Nuk do të ketë shtrenjtim të bukës

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 15:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimi për miellin dhe bukën nuk do të ndryshojë. Kështu ka premtuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Hasani i është përgjigjur pyetjes së ish-ministres të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami, se pse nuk është marrë vendim për grurin nga Serbia, por vetëm për miellin.

“Me Ligjin Antidamping lejohet të merret një masë e tillë, kemi marrë një çmim minimal prej katër centësh për kilogram. Natyrisht se para se të vendosim kemi ftuar Shoqatën e Mullisëve dhe kemi kërkuar zotim prej tyre se nuk do të ketë ngritje të çmimit. Në vendim e kam lënë një mundësi që kjo çështje të ndiqet sa i përket lëvizjes të çmimit. Nuk guxojmë të marrim masë edhe ndaj grurit për shkak se mund të rritet çmimi i bukës”.

“Përveç që na ka reaguar ministri serb, kemi pasur edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë reaguar për miellin. Dikujt ndoshta po i prek në xhep, mirëpo ne jemi të vendosur që t’i marrim të gjitha veprimet që mbështetin prodhimin vendor dhe që është në interes të vendit”, theksoi Hasani.

MTI-ja, më 19 tetor ka marrë vendim që të vendosë një taksën prej 4 centë për kilogram për importuesit e miellit nga Serbia në Kosovë për shkak të dyshimeve se ky produkt po hyn në Kosovë me çmime dumping apo nën koston e prodhimit.

Në anën tjetër, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, shfaqi shpresë se projektet e mbetura në gjysmë në MTI do të vazhdohen prej pasardhësit të saj.

Të ngjashme