Hasani uron pavarësinë, thërret të festohet me prodhime vendëse

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 23:17 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës qe të festojnë me prodhime vendore.

Ai është shprehur se shumë punë e sfida e presin Kosovën. Hasani ka kujtuar edhe të rënët për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i ministrit Hasani:

Kosova feston sot 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe formimit të shtetit. Urime të gjithë qytetarëve ditën që na kujton më së shumti sakrificat e shqiptarëve ndër shekuj për liri dhe pavarësi!

Dhjetë vjet punë e përkushtim për ta bërë shtetin. Rruga nuk ishte aspak e lehtë. Punë e shumë sfida të tjera na presin, por ne nuk do të ndalemi që vendi ynë të ecë përpara sikur të gjitha shtetet e tjera të zhvilluara.

Ky përvjetor na bën të kthejmë kokën pas dhe të kujtojmë të gjithë ata falë sakrificës të të cilëve ne sot festojmë dhjetë vjet të shtetësisë.

Mos harroni edhe sot festoni me prodhime vendi, sepse vetëm kështu e lartësojmë shtetin tonë.

Gëzuar Kosovë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme