Havolli para studentëve: Me ligjet e reja do të mbrohet më shumë konsumatori

Ferizaj | 27 Mar 2019 | 11:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka organizuar ligjëratë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Zv. guvernatori i Bankës Qendrore, Sokol Havolli, ka informuar studentët e këtij universiteti rreth funksionimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Jam i lumtur që jam këtu duke parë që Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ka ndërlidhje më të mira në mësimdhënie dhe tregun e punës. Jemi ndër institucionet e para që është themeluar në Kosovë 1999. BQK-ja ka një numër të vogël të punëtorëve prej 210-215 dhe kryejnë mbikëqyrjen e 100 institucioneve. Ruajtja e stabilitetit financiar, kjo është detyra financiare e bankës të krijoj sistem për furnizim efektiv me para dhe pagesa”, tha Havolli.

Ai tha se BQK-ja është ajo që rregullon, mbikëqyrë dhe licencon të gjitha institucionet bankare.

“Banka Qendrore është ajo që rregullon, mbikëqyr, licencon të gjitha institucionet. Çdo bankë që operon në Kosovë është e licencuar nga BQK-ja, ky licencim i ka hapat e paraparë. Çdo bankë ka kushtet e saj nëse ka pas ndonjë problem si falimentim ne nuk e licencojmë. Në Kosovë kemi nivelin më të ulët të kredive të këqija 3%. BQK-ja është bankë e pavarur. BQK-ja ka Ligjin e Bankës, Ligjin e Bankës mikro- financiare dhe Ligjin për Sigurime. Çdo Bankë Komerciale i nënshtrohet Auditimit të Jashtëm. Ka pas raste kur sistemet nxjerrin edhe gabime, BQK-ja ka marr masa ku ka detyruar operatorin për kosto shtesë të kthehet nëpër çdo klient individualisht”, ka thënë Havolli, raporton EO.

“Ligjet e reja që jemi duke i fuqizuar, po i bëjmë më qëllim që të mbrojmë edhe më shumë konsumatorin. Ruajtja e stabiliteti financiar dhe sigurimi i qasjes në financa të gjithë qytetarëve janë në fokus të BQK-së, e cila mision të vetin ka që mos të lejojë ardhjen e një situate ku rrezikohet sistemi financiar”, ka thënë Zëvendësguvernatori.

Ai tha se ligjet e reja që janë duke u fuqizuar do të mbrojnë më shumë konsumatorin.

“Ligjet e reja që jemi duke i fuqizuar, do të mbrojmë më shumë konsumatorin.  Kosova ka storiet më të suksesshme sa i përket kësaj fushe dhe kjo është edhe si rezultate i BQK-së. BQK-ja në misionin e vet e ka që mos të lejoj që me ardhë në një situatë ku rrezikohet sistemi financiar”, ka thënë Havolli.

Të ngjashme