Hej zgjeron ofertën – sjell komunikim pa limit

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 11:38 | Nga

Pas suksesit tejet të madh me pakon me 3000 njësi, platforma më e madhe në Kosovë për të rinj, Hej, ka dalë me ofertën më të mirë në treg duke u mundësuar përdoruesve të saj komunikim pa limit për vetëm 5 euro në muaj.

Oferta më e re e Hej, i sjell në një nivel tjetër pakot që u dedikohen të rinjve. Me pakon e re të kësaj platforme, për vetëm pesë euro në muaj mund të komunikoni pandërprerë gjatë gjithë kohës brenda komunitetit Hej.

Pakon e re “Hej! Pa Limit” mund ta aktivizojnë të gjithë përdoruesit prej moshës 12 deri në 28 vjeç.

Aktivizimi bëhet duke dërguar SMS  me tekst “hej pa limit” në numrin 50888 dhe duhet t’i keni 5 euro në llogarinë tuaj. Për ta kontrolluar bilancin e llogarisë, thirrni *888*8#.

“Hej! Pa limit” ofron pa limit minuta dhe SMS për komunikim brenda komunitetit Hej, si dhe 1 GB internet 3G dhe 4G në mobil, të cilat kanë vlefshmëri një muaj.

“Hej! Pa limit” është pakoja e vetme në vend që ofron pa limit minuta dhe SMS për të rinjt e vendit tonë.

Prej se ekziston, Hej! ka shpërblyer anëtarët e saj me mijëra telefona të mençur mobil, ka organizuar dhjetëra ndeja për të rinjtë në pothuajse çdo qytet të Kosovës, ka organizuar udhëtime dhe aktivitete të shumta kreative dhe sportive, si dhe ka mundësuar pjesëmarrje në festivale dhe ngjarje të mëdha kulturore, sportive dhe edukative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme