“Herbalife” prezanton produktet në Kosovë, inkurajon të ushqehemi shëndetshëm

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 12:21 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania “Herbalife Nutrition” ka prezantuar produktet e saj si dhe fushatën globale “Nutrition for Zero Hunger”, transmeton EkonomiaOnline.

Përgjegjës i kompanisë për Ballkan, Goran Nikoviq, është shprehur se kjo kompani po i mbush 40 vite dhe është një kompani serioze me një qarkullim vjetor prej 5 miliardë euro në vit, me 300 shkencëtarë dhe prezent në 94 vende të botës.

“Është kënaqësi të jem këtu, dua të falënderoj distributorët tonë në këtë vend të mrekullueshëm. Ne vitin e ardhëm e kemi përvjetorin dhe shënojmë 40 vite është nder të jem në Kosovë. “Herbalife Nutrition” është një kompani numër 1 në botë, botërore ne kemi njerëz të shumtë në kompaninë tonë, kemi qarkullim 5 miliard dollar në vit. Jemi prezent ne 94 vende në botë kemi mbi 309 shkencëtarë dhe kualiteti dhe cilësia që garanton produkt sa ma kualitet, jemi kompania e vendeve bë botë që nënë testimin e të gjitha testimeve për të garantuar cilësinë. Qëllimi i Herbalife Nutrition është të bëjë jetën më të shëndetshme, dhe të bëjë ndryshime pozitive”, tha Nikoviq

E Jonaton Jarov doktor në Herbalife ka treguar se kjo kompani i kushton rëndësi të veçantë shëndetit dhe mënyrës së mirë të të ushqyerit.

“Neve na pëlqen të flasim për shëndetin dhe jetën moderne, filozofia e shëndetit është diçka e vonshme sa i përket shekullit 20 dhe 21, shekujve të kaluar njerëzit kanë qenë në luftë për mbijetesë. Gjatë zhvillimit te njerëzve ka filluar me pasur më shumë ushqim dhe tash nuk është në pyetje mbijetesa por shëndeti, nuk është e mjaftueshme të kemi jetë më të gjatë por jetë të shëndetshme. Duke konsumuar ushqim të shumtë na sjellë shumë probleme shëndetësore. Jemi 26 doktor dhe 12 nutricionist ne nuk marrim pagë shumë të madhe por është zgjedhje individuale për shkak se dëshirojmë të kontribuojmë për shëndetin.

“Besoj që pas 15 viteve çdo person ka me arrit me i kuptua nevojat me të cilat i ka për shëndet, njerëzit kanë filluar t’i pranojnë ato gjëra qe ne i kemi filluar para shumë viteve dhe është mirë që po pranohet”, tha Jarov.

Aty u tha se qëllimi i “Herbalife Nutrition” është të bëjë jetën më të shëndetshme, dhe të bëjë ndryshime pozitive në jetë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme