Hetimet Tatimore në aksion për të parandaluar shmangiet tatimore

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK, nën autorizimin e prokurorit të rastit dhe sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë,  ka kontroll (bastisje) tek një lokacion në qytetin e Fushë Kosovës, nën dyshimin e shmangies tatimore.

Subjekti  biznesor,  tek i cili është kryer bastisja, në vazhdimësi ka lëshuar fatura dha ka bërë transaksione të dyshimta (fiktive), ku shumë subjekte të tjera kanë përfituar dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Për të gjitha veprimet në terren është informuar dhe raportuar tek prokurori i rastit.

Aksionin në fjalë është zhvilluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Vetëm për periudhën janar-tetor 2018 Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka zhvilluar 265 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre 17 lokacione të bastisura, ku vlera e shmangies tatimore është  konstatuar  mbi 7 milion euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme