HIB Petrol lanson uebfaqen e re zyrtare të korporatës

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Përveç risive të shumta të fundvitit, lideri kosovar i industrisë së derivateve, korporata HIB sot ka njoftuar se e ka bërë publike faqen e re zyrtare të saj.

Uebfaqja e re zyrtare e kompanisë sjell veçori dhe përmbajtje e cila ju shërben të gjithë konsumatorëve ekzistues si dhe atyre potencial, ndërsa qasja në të është në dispozicion për të gjithë.

“Si udhëheqës të tregut në Kosovë, ne vazhdimisht synojmë të sjellim standarde të reja të shërbimit për konsumatorët tanë, në secilën pikë kontakti, online apo në pikat fizike të shitjes.

Platforma e re e hibpetrol.com do të ofrojë eksperiencën më të mirë të shërbimit të konsumatorëve, partnerëve, apo punëtorëve tanë potencial” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në HIB Petrol.

Në hibpetrol.com secili përdorues mund të njoftohet drejtpërdrejt për ofertat e fundit të korporatës për konsumatorët me pakicë, pozitat e hapura për punë në të gjitha bizneset e HIB Petrol (restorante, markete, autolarje apo njësi tjera të biznesit), apo të marrë informata tjera të nevojshme lidhur me korporatën.

Në secilën njësi përkatëse të biznesit është edhe galeria e fotografive, për ta parë nga afër spektrin e gjerë të produkteve dhe shërbimeve që e ofron HIB në secilën nga 15 pikat e saj nëpër qendrat më të mëdha urbane në vendin tonë.

HIB Petrol është njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë e cila punëson mbi 1000 njerëz, është lider i tregut në derivatet me shumicë dhe pakicë, si dhe rrjeti më i frekuentuar i shitjes me 15 restorante, markete dhe autolarje, nëpër Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme