Hiqet homologimi për automjetet e reja

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës.

“I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave”, thuhet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme