Hoti: Buxheti për vitin 2021 e kthen ekonominë më mirë se në vitin 2019

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 10:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se buxheti i miratuar për vitin 2021 do të kthejë ekonominë e vendit më mirë se që ka qenë në vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në një konferencë të përbashkët me ministeren  e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti parasheh shpenzime më të larta se në vitin 2019.

“Sapo e përfunduam një mbledhje të rëndësishme. Jam i kënaqur me këtë draft buxhet që e kthen ekonominë pak më mirë se si ka qenë në vitin 2019. Shpenzimet janë më të larta se sa ato në vitin 2019, nuk preket sektori publik mirëmbahen të gjitha shpenzimet edhe numri i të punësuarve në sektorin publik dhe rriten shpenzimet kapitale”, tha Hoti.

Ajo tha se për vitin 2021 shpenzimet për pagat do të jenë 650 milionë euro.

“Ekonomia është e vogël dhe jemi varur shumë nga financimet e jashtme që ti adresojmë kërkesat. Deri më tani janë ekzekutuar 245 milionë euro, jemi zotur të marrim disa reforma të energjisë së ripërtërishme. Buxheti kemi arrit që ta bëjmë sipas të gjitha parashikimeve, shpenzimet për pagat do të jenë 625 milionë”.

Të ngjashme