Hoti e Abrashi thonë se do të ketë intensitet më të lartë të punimeve në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë vizituar rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, për t’i parë nga afër punimet që po zhvillohen, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Hoti dhe ministri Abrashi thanë se e kanë marrë me seriozitet përfundimin e rrugës Prishtinë- Mitrovicë dhe se do të ketë dinamikë të shtuar të punimeve.

Hoti, gjatë kësaj vizite, u shpreh se rruga do të përfundojë në afatin më të shpejtë kohor.

“Ministri e ka shtuar dinamikën që sa më parë të kryhen procedurat e shpronësimit për të bërë lidhjen e këtij aksi rrugor shumë të rëndësishëm. Unë besoj që në afatin më të shpejtë kohor të përfundojë kjo rrugë”, ka thënë Hoti.

No description available.

Ndërsa, ministri Abrashi theksoi se kjo rrugë shumë shpejtë do të jetë një aks ndërkombëtar, që do të lidh Prishtinën me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Do të dinamizojmë punën për shpronësimin, në mënyrë që të hapin frontin e punëve për akset e kontraktuara”.

“Këtë çfarë po shohim sot brenda viteve do shëndrrohet në një aks ndërkombëtar që lidh Prishtinën me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore”, është shprehur Abrashi.

No description available.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se punimet në këtë rrugë janë tej zgjatur, dhe ka falënderuar bashkë-partiakët në qeveri për përkushtimin në përfundimin e punimeve të kësaj rruge.

“Ne shumë shpejtë do ta kemi të përfunduar edhe pjesën e rrugës nga Gojbula deri në Lum të Madh”, është shprehur Xhaferi.

No description available.

Të ngjashme