Hoti: Gjatë këtij viti presim përfundimin e investimit në Brezovicë sipas marrëveshjes së Washingtonit

Brezovicë | 20 Jan 2021 | 15:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2021 pret që të përfundojnë investimet në qendrën turistike të Brezovicës, që këtë qendër do ta kthente në një rekreacion turistik, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se investimet do të bëhen në kuadër të marrëveshjes së Washnigtonit, nga e cila Kosova do të marrë përgjegjësitë e veta.

Hoti gjatë vizitës në Brezovicë, ku ishte i shoqëruar nga ministrat në detyrë Vlora Dumoshi dhe Arban Abrashi, ka takuar anëtaret e Federatës së Skiatorëve të Kosovës.

“Kishim një bisedë me skiatorët për kushtet që janë këtu dhe nevojat për rivitalzim për të kthyer këtë qendër një pistë të standardëve botërore”.

“Bashkë më marrëveshjen e Washtingont pres që gjatë këtij viti të përfundojmë investimin dhe këtë qendër ta kthejmë në një rekreacion ndërkombëtarë të turizmit”, tha Hoti.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës,  Arban Abrashi, ka thënë se në Brezovicë sipas marrëveshjes së Washingtonit parashihet të investohen rreth 600 mijë euro.

Vlora Dumoshi ministre në detyrë e MKRS-së, tha se kanë pasur bashkëpunim të mirë me Federatën e Skiatorëve të Kosovës.

Ajo tha se gjatë ditëve të ardhshme do të prezantojnë edhe planin për fshatrat turistik.

“Në programin tonë kemi paraparë 100 fshatrat turistike e cila do të prezantohet gjatë ditëve në vijmë e cila do të ndikoj në turizëm, sport”, tha Dumoshi

Ndërsa, kryetari i Federatës së Skiatorëve të Kosovës,  Milaim Kelmendi, ka falënderuar Dumoshin për përkrahjen e vazhdueshme.

Ai tha se ata kanë arritur normën olimpike që të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme