Hoti i bindur se shuarja e Task-Forcës s’ndikon në heqjen e vizave, deklarimet e quan spekulime

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 10:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se për shkuarje e këtij mekanizim frikë mund të kenë vetëm ata që e dinë se do t’iu shkojnë gjërave deri në fund.

Hoti ka thënë se ky vendim nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe zërat për këtë i ka quajtur spekulime.

“Nuk mund të them se kush ka frikë për këtë vendim, por këtij duhet t’i frikohen vetëm ata që e dinë se do ti shkojmë gjërave deri në fund. Task-Forca për ndikim në liberalizimin e vizave është spekulim dhe nuk ka asnjë lidhje dhe keni me parë vendime më të fuqishme”.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke dhe marrëveshje tjetër nuk do të ketë. Marrëveshja e vitit 2015 ku statusi i Asociacionit merr opinion e Gjykatës dhe kjo është marrëveshje e dakorduar”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme