Hoti: Javët e ardhshme numri i të infektuarve mund të përgjysmohet, rënia ekonomike deri në 3%

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se menaxhimi i pandemisë mbetet sfidë, për institucionet e vendit, raporton Ekonomia Online.

Hoti gjatë debatit të organizuar nga Instituti Riinvest ku edhe u prezantua raporti “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”, shtoi se po përgatiten për numër më të madh të testimeve.

Ai ka sqaruar se testimet do të mundësohen edhe në klinikat private dhe se kanë filluar procedurat për blerjen e shtatë aparaturave për testim.

“Menaxhimi mbetet sfidë, po fillon një valë e dytë e pandemisë, vlerësimet thonë se masat e kanë zvogëluar përhapjen e virusit. Plani është që po bëhemi gati numër të madh të testeve, krijimin e një strukture të të dhënave të të prekurve, kapacitet nëpër qendra”.

“Kemi riorganizuar komplet klinikat në QKUK, kemi krijuar kapacitet nëpër spitale regjionale, edhe spitalet privat do të vënë në dispozicion kapacitet. Kemi filluar procedurat për blerjen e 7 shtatët aparaturave për testim, edhe spitale private do të kryejnë testimet tash e tutje”.

Në rënien e numrit të të infektuarve ditëve të fundit, Hoti tha se ka ndikuar shtrëngimi i masave pas vendimeve të fundit të Qeverisë.

Madje ai thotë se në dy javët e ardhshme numri i të infektuarave mund të përgjysmohet.  

“Kemi filluar përgatitjet për një periudhë afatgjate, do të sigurojmë edhe 100 mijë teste, 500 mijë vaksina të gripit sezonal për këtë vit do të sigurohen. Për shkak të masave numri i të infektuarve ka filluar të bie, për një javë 2 besoj që do të përgjysmohet numri i të infektuarve”.

Kur foli për ndikimin e pandemisë në ekonomi, ai tha se edhe vitin tjetër do të vërehen edhe vitin tjetër.

Kreu i Qeverisë ka thënë se bazuar në parashikimit rënie ekonomike mund të shkojë deri në 3%, raporton EO.

“180 milionë euro të Pakos Emergjente e kemi gjetur nga Qeveria e kaluar, disa masa nuk janë zbatuar. 80.4 milionë euro janë bërë pagesa”.

“Te rimëkëmbja e kemi program që do të realizohet edhe gjatë vitit 2021. 5% e GDP-së është 384 milionë euro për Pakon e Rimëkëmbjes”.

“Mund të përmbyllim vitin deri në 3% të rënies ekonomike.  Presim që 1.2 miliard euro të na ndihmojnë në këtë proces”.

Të ngjashme